DAILY DEFFENSE SPF 50
DAILY DEFFENCE SPF 50
Mbrojtje ditore · Parandalim njollash · Për gjithë familjen (3+)
Njolla që shfaqen pa paralajmërim.
Melasmë që errësohet me kalimin e kohës.
Lëkurë që plaket më shpejt, edhe pse “nuk del shumë në diell”.Probleme të ndryshme.
Një shkak i përbashkët: ekspozim i përditshëm pa mbrojtje.DAILY DEFFENCE SPF 50 është krijuar për të qenë mbrojtja bazë e përditshme e lëkurës — jo vetëm në verë, jo vetëm në ditët me diell,jo vetëm në plazh, por çdo ditë, për të rritur dhe fëmijë mbi 3 vjeç.
⸻
✨ Çfarë bën realisht ky SPF?
Ky nuk është krem “vetëm për plazh”.
Është mbrojtje bazë e shëndetit të lëkurës.✔️ Ofron mbrojtje të lartë UVA & UVB (SPF 50)
✔️ Ndihmon në parandalimin e njollave dhe hiperpigmentimeve
✔️ Mbron nga plakja e parakohshme
✔️ I përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme dhe përdorim ditor
✔️ Teksturë e lehtë, përthithet mirë, pa ndjesi të rëndëNjë hap i domosdoshëm në çdo rutinë, ashtu si larja dhe hidratimi.
⸻
✨ Çfarë e bën DAILY DEFFENCE SPF 50 të veçantë në përdorim ditor?
Përveç mbrojtjes së lartë, kjo formulë është menduar të përdoret realisht çdo ditë — jo të rrijë në raft.
✔️ Nuk yndyros lëkurën
Teksturë e lehtë që përthithet shpejt, pa shkëlqim të tepruar gjatë ditës.✔️ Nuk lë “white cast” (shenja të bardha)
E përshtatshme për çdo ton lëkure, pa mbetje të bardha apo pamje gri.✔️ Nuk rëndon dhe nuk mbyt porat
E rehatshme për përdorim të përditshëm, edhe në lëkurë miks ose me prirje për yndyrë.✔️ Bën bazë të mirë nën make-up
Nuk topitet, nuk rrëshqet dhe nuk prish grimin.👉 Kjo është arsyeja pse DAILY DEFFENCE SPF 50 nuk është “SPF që e vendos vetëm në plazh”,
por SPF që mund ta përdorësh çdo ditë pa bezdi.⸻
🧠 Pse SPF duhet përdorur çdo ditë (edhe kur nuk ka diell)?
Një nga keqkuptimet më të mëdha është se SPF duhet vetëm:
* në verë
* në plazh
* kur dielli “djeg”E vërteta është kjo:
📌 Rrezet UVA, që janë shkaku kryesor i:
* njollave
* melasmës
* rrudhave
* humbjes së elasticitetitjanë të pranishme:
* gjithë vitin
* në ditë të vranë
* në dimër
* edhe kur ka borë
* kalojnë xhamat dhe retë👉 Lëkura dëmtohet ngadalë, pa u djegur, por dëmi grumbullohet çdo ditë.
⸻
🔥 Pse është WOW “DAILY DEFFENCE”
Sepse:
* mbron çdo ditë, jo vetëm kur ka diell
* parandalon problemet përpara se të shfaqen
* edukon, jo thjesht mbulon
* është mbrojtje reale, e përditshme⸻
DAILY DEFFENCE SPF 50
👉 mbrojtje që nuk shihet, por që bën diferencën çdo ditë — për lëkurë të shëndetshme sot dhe në afatgjatë.
Ingredients (INCI):
Aqua,Zinc oxide,Titanium Dioxide (non-nano),Sesamum Indicum Seed Oil, Glyceryl Stearate SE,Propanediol, Butyrospermum Parkii Butter, Mel, Snail Secretion Filtrate, Allantoin, henoxyethanol, Caprylyl Glycol, Hexylene Glycol.
🧴 DAILY DEFENCE SPF 50 – SI PËRDORET (PËRMBLEDHJE TOTALE)🌞 Aplikimi i përditshëm
* Aplikohet çdo mëngjes, si hapi i fundit i rutinës, në fytyrë dhe qafë (përfshirë zonën përreth syve).
* Aplikohet 20 minuta para daljes, që kremi të aktivizohet dhe të krijojë mbrojtje të plotë.
* Përdoret rreth 1 lugë kafeje e rrafshët (pa majë) për fytyrë + qafë.📌 Kjo sasi është thelbësore.
Nëse përdoret më pak, SPF 50 nuk vepron si SPF 50 dhe mbrojtja reale bie ndjeshëm.💄 A mund të përdoret poshtë fondatinës? Po.
* Mund dhe duhet të përdoret poshtë fondatinës.
* Nuk yndyros dhe nuk e bën make-up-in të rrëshqasë.
* Nuk lë “white cast” (nuk zbardh fytyrën).
* Nuk topitet dhe nuk krijon shtresa nën fondatinë.
* Pasi të fiksohet, vepron edhe si bazë e lehtë për make-up.👉 Prit 15–20 minuta pas aplikimit të SPF-së dhe më pas apliko fondatinën normalisht.
📌 Fondatina nuk zëvendëson SPF-në.
SPF është mbrojtja. Fondatina është vetëm make-up.🔁 Riaplikimi
* Riaplikohet çdo 2–3 orë kur je jashtë.
* Riaplikohet pas djersitjes, fshirjes me peshqir ose larjes së fytyrës.
* Nuk është e nevojshme të lash fytyrën çdo herë – mjafton të riaplikosh mbi lëkurë të pastër ose të tharë lehtë.⸻
🏠 Po kur je brenda?
* Edhe brenda, SPF rekomandohet çdo ditë, sidomos nëse ka dritë natyrale, dritare ose ekspozim ndaj ekraneve.
* Në ambiente të mbyllura, zakonisht mjafton një aplikim në mëngjes.⸻
📌 Mos e anashkalo këtë hap.
Pa sasi të mjaftueshme dhe pa riaplikim, asnjë SPF — sado i mirë — nuk ofron mbrojtje të plotë.
